Koalicioni shqiptar “Me një qellim”, është emri i listës me të cilën në zgjedhjet e ardhshme do të marrë pjesë Partia demokratike (PD), Iniciativa qytetare (IQ), Lidhja demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”.
Drejtuesit e këtij koalicioni do të dorëzojnë sot në Komisionin shtetëror zgjedhor për verifikim listën me nënshkrimet e grumbulluara.
Në krye të kësaj liste do të jetë ish ministri në Qeverinë malazeze dhe kryekomunari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga, i dyti lideri i PD-së Fatmir Gjeka, gjersa në pozicion të tretë do të jetë Vasel Sinishtaj nga IQ.