PD: LULZIM BASHA PASARDHËS I BERISHËS

Lulzim Basha pritet të jetë kreu i ri i Partisë Demokratike, i cili do të marrë drejtimin e demokratëve pas dorëheqjes që lideri historik Sali Berisha.

Burime brenda PD-së flasin për një fitore të thellë të Bashkës kundrejt kandidatit të tij, Sokol Olldashi. Teksa pritet rezultati përfundimtar, burime brenda PD-së bëjnë me dije se Lulzim Basha ka marrë 80% të votave Sokol Olldashi 20% të votave

Basha do jetë demokrati i 4-tërt që do të mbajë postin e kreut të PD-së, pasi më parë këtë post e mbajtën, Azem Hajdari, Tritan Shehu, Eduard Selami dhe Sali Berisha.

Lulzim Basha i cili aktualisht mban postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, do të duhet të përballet me drejtimin e partisë në opozitë pas humbjes se 23 qershorit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” , Berisha ka uruar pasardhësin e tij për fitoren plebishitare ndaj kandidatit tjetër, Sokol Olldashi.

VOTAT 
Lulzim Basha 32371 vota, Sokol Olldashi 7896 vota
Në përqindje – Basha 80.39%, Sokol Olldashi 19.61%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi