PD: NAZIF CUNGU ËSHTË E KALUAR E HIDHUR PËR ULQININ 

Partia demokratike, Demokratska partijaPasi që të enjten e kaluar janë nokautuar politikisht në Kuvendin komunal të Ulqinit, Forca është në panikë. Për çdo ditë trupi votues i tyre zvoglohet, publikohen lajme për veprime skandaloze të kryetarit të tyre, çdokush është fajtor për ta kurse zgjedhjet po afrojnë.

Dhe nuk kanë arritur atë në çfarë e kanë bazuar veprimtarinë e tyre të turpshme politike: që Fatmir Gjeken ta fusin në burg!

Çdo ditë i shkruajnë letra prokurorisë, denoncojnë çdo gjë, sajojnë, mashtrojnë, gënjejnë! Dhe prapë asgjë! Kurse e vërteta e moçme thotë: kush tjetrit i çel gropën, bie vetë në grope!

Funksionarët tuaj më të lartë kanë qenë në burg për shkak të korrupsionit, kundër disave para më shumë se dy vjetësh janë ngritur padi penale për shkak të mospagesës së tatimit në shumë prej gati një million euro (!?), Komunës i keni borxh qindra mijëra euro për komunalje!!! Kjo natyrisht vlen edhe për sulmuesin pa tru Arian Murati. Sepse, sikur të kishte një fije moral, ky person i dëgjueshëm është dashur të jepte dorëheqje sapo janë hapur hetimet nga UEFA për shkak se klubi në krye të cilit është ka manipuluar rezultatin e ndeshjes!? Pra, me ju me urdhër të Federatës evropiane të futbollit do të merret Prokuroria speciale dhe policia! Hej, njerëz, ku e keni sjellë sportin dhe çdo gjë që keni prekur me dorë në Ulqin!? Dhe ju, të paturpshëm, të akuzoni të tjerët.

Ju që keni shkaktuar dëm në Organizatën turistike në shumë 300.000 euro! Kryetari juaj i cili në Shas ka dashur të përvetësojë për vete 32 mijë metra katror! Që në shpenzime të komunës ka promovuar patundshmërit e tij në Panairin në Minhen, që askush nuk e ka bërë asnjëherë! Ai i cili e ka ndihmuar organizatën kriminale të Svetozar Maroviqit në aferën “Copyright”?

Vetëm ndonjë pushtet i ardhshëm do të ndriçojë rolin e tij në rastet e proceseve gjygjësore të komunës, respektivisht “Otrantkomercit” dhe “K1”, në vlerë të përgjithshme 6.000.000 euro!

Simboli juaj është “Parkingu” në Plazhin e vogël!

Ju doni të jeni edhe prokuror edhe gjykatës. Ne me kohë ju kemi porositur: drejtësia në Ulqin fillon nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…