Partia Demokratike (PD) përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim të partive nacionale shqiptare në Tuz.
“U gëzuam që drejtuesit e këtyre partive në interes të Malësisë treguan se marrëveshja dhe bashkëpunimi janë rruga e drejtë, model për tejkalimin e ndarjeve dhe, shpresoj, të suksesit në zgjedhjet për këtë komunë”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari i PD-së Fatmir Gjeka.
Ai shtoi se është i kënaqur që partia e tij dha kontributin modest në procesin e arritjes së kësaj marrëveshje.