PD: PREJ NAZIF CUNGUT NUK KA DOBI ASKUSH                                        

 

Fatmir Gjeka, Partia demokratike, Demokratska partijaKurrfarë mësimi politik Forca nuk ka treguar gjatë verprimeve të saja politike. Vetëm bredhje nga Medojeviqi deri tek debakli i plotë. Sepse vetëm atyre i ka shkuar për dore të defaktorizojnë shqiptarët në Mal të Zi, ti grindin dhe ti ndajnë e në të njëjtën kohë me votën e tyre të forcojnë komunitet tjera nacionale.

Ky subjekt politik menjiherë pas zgjedhjeve ka harruar që shqiptarët janë komunitet i veçantë i cili dallohet për kulturën dhe gjuhën dhe ka kërkesa dhe interesa të veçanta, por zyrtarët e Forcës të gjitha këto i injorojnë për interesat e tyre personale.

Edhe këto ditë vazhdohet me të njejtën praktik, edhe pasi me zi na shkoi për dore që ti ulim në tryezë të përbashkët për hartimin e platformës për shqiptarët. E dime që në të njejtën tryezë janë kundër vullnetit tyre, gjë që shihet dhe nga fytyra e liderit të Forcës i cili provon që me ndihmën e pakicave të tjera të bëj për vehte DPS-in që ta instalojnë në funkcionin e kryetarit të komunës së Ulqinit.
Kjo ka qenë e pritur nga një pseudopolitikan i dështuar në karrierë, nga një individ që mjell farën e përçarjes, që përhap mjegullën e dezinformatës dhe gënjeshtrës.
Ai harron se froni merret vetëm me vepra konkrete, me punë, ndershmëri e me përkrahje masovike, e prej këtyre virtyteve atij si ka mbetur asnjëra. Njerëz të tillë që luftojne vetëm për vehten gjithandej janë të urryer dhe të refuzuar. Këtë mesiguri që do ta kuptojnë edhe ata që po tentojnë për ti dhënë përkrahje.
Karriera e tij tregon se prej tij nuk ka dobi askush!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi