PD rreth “rastit K 1”: CUNGU PREMTOI DORËHEQJE

 

Partia demokratike, Demokratska partijaPartia demokratike, kumtesë për opinion.

Me keqardhje të madhe, derisa ende ishin ditë feste, kemi mësuar lajmin i cili na ka bërë të ndjehemi keq, ku theksohet se Komuna e Ulqinit duhet t’i paguajë firmës “Rekreaturs” për rastin “K1” rreth gjashtë milion euro!? Me një barrë të tillë financiare, çdo rrëfim për planifikimin e zhvillimit të Ulqinit bëhet i pamundur.

Ata që të paktën pak e përcjellin këtë rast e dinë se procesi gjygjësor zgjat që 33 vite dhe se deri tani asnjëherë nuk është sjellë vendim i tillë.

Nuk mundemi të mos vërejmë po ashtu se kjo ndodh tani që funksionet kyçe i kanë ekspertët e vetëproklamuar. Rikujtojmë se ky rast është aktivizuar gjatë mandatit të tyre të parë. Nga ana tjetër, dëshirojmë të përkujtojmë se me ardhjen në funksionin e kryetarit të Komunës, kryetari ynë Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorët e tij, ka hyrë në mënyrë të guximshme në zgjidhjen e këtij kontesti, në bazë të përfundimeve të mbledhjes së Kuvendit Komunal të Ulqinit në fillim të vitit 2013. Janë angazhuar avokatët (“ekspertët” kanë thënë se askush nuk don në këtë rast të mbrojë Komunën e Ulqinit!?), kemi shkuar në procese gjygjësore, janë mbajtur konferenca për shtyp në Komunë dhe në Kuvendin e Malit të Zi të deputetëve nga Ulqini, dhe rezultatet e këtyre aksioneve dhe mbrojtjes së interesave të Komunës kanë qenë evidente për të gjithë.

Por pas ardhjes së dytë të “ekspertëve” pasoi heshtja. Askush nuk dinte se çfarë po ndodhë me rastin: as në koalicionin qeverisës, as në Kuvendin komunal. Rezultatin e shohim tani: kemi vendimin e Gjykatës ekonomike.

E përkujtojmë kryetarin momental të Komunës se në darkën me ulqinakët që punojnë dhe studiojnë në Podgoricë, në fund të muajit qershor të këtij viti, ka thënë se në rast të prurjes së një vendimi të tillë, do të japë dorëheqjen. Presim që ta mbajë fjalën e dhënë.

Në fund të fundit, edhe ky rast tregon se ai nuk është i pjekur që të ballafaqohet me sfidat me të cilat përballet Komuna e Ulqinit.

Mos të flasim për atë se që 1,5 vite nuk është i aftë të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe në buxhetin e komunës të kthejë rreth 500.000 euro nga avokati rozhajas Nusho Kallaç.

PD gjithmonë do të ngrej zërin dhe do të qëndrojë në anën dhe interesin e qytetit dhe qytetarëve të Ulqinit, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale, fetare ose përkatësinë tjetër, sepse konsiderojmë se “rasti K1” i përket ose duhet ta shqetësojë çdo qytetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…