PDS: BASHOVIQ DHE SHKRELA UDHËHEQIN PARTINË

DPSKryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin Loro Nrekiq ka udhëtuar për arsye private në SHBA, mëson Portali Ul-info.

Për udhëheqje operative të Këshillit, deri në kthimin e tij nga Amerika, gjë që pritet nga mesi i muajit të ardhshëm, ai ngarkoi sekretarin Borisllav Bashoviq, ndërsa funksionin e shefit të Klubit të këshilltarëve në Kuvendin komunal të Ulqinit, të cilin po ashtu e mbuloi Nrekiq, do ta kryejë Luigj Shkrela.

Qëllimin për të udhëtuar në SHBA Nrekiq ia deklaroi anëtarëve të KK PDS në mbledhjen e mbajtur të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi