PDS: CAKTOHEN NËNKRYETARI DHE SEKRETARËT NË KOMUNË

Kuvendi, Skupstina, DPS, PDSKëshilli ekzekutiv i Partisë demokratike të socialistëve të martën mbrëma një zëri zgjodhi përfaqësuesit e kësaj parti në pushtetin e ri në Ulqin, mëson Portali Ul-info.

Ky organ ka pranuar propozimin e Grupit punues, në krye të të cilit është kryetari i Këshillit komunal Loro Nrekiq, që për nënkryetar të Komunës të emërohet Vaso Radoviq.

Në krye të Shërbimit për punë të përbashkëta të vetëqeverisjes lokale do të jetë Arijan Lamoviq, sekretar për urbanizëm Aleksandar Daboviq, Sekretariatin për buxhet dhe financa do ta drejtojë Sead Osmanoviq, ndërsa Sekretariatin për mbrojtjen e pasurisë Pjeter Lulgjuraj.

Sekretarja e Kuvendit komunal do të jetë Pranvera Suliq.

Në mbledhjen e KE ishin të pranishëm edhe koordinatorët e qendrës për Ulqin Halil Dukoviq dhe Ivica Kaleziq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi