Në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv të Partisë demokratike të socialistëve që u mbajt sonte në Ulqin është formuar skuadra e cila do të bëj negociata për formimin e pushtetit komunal. Në ekip, siç ,mëson Portali UL-info, janë kryetari i Këshillit Loro Nrekiq, deputeti Luigj Shkrela dhe anëtarët e Këshillit qendror Boro Bashoviq dhe Nail Rexha.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarja e kryesisë së PDS-së dr Sanja Vllahoviq, e cila përcjell punën e Këshillit në Ulqin, si dhe anëtarë i Këshillit ekzekutiv të PDS-së Goran Jevriq.
Kjo parti ka paralajmëruar që nesër do të dërgoj ftesat për negociata partnerëve nga niveli shtetërorë: Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Forcës, Unionit demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë socialdemokrate.