PDS: FUSHATËN E FILLUAN ME TAKIMIN ME TË RINJTË

 

DPSKryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ishte i pranishëm të mërkurën mbrëma në takimin e Këshillit ekzekutiv të të rinjve të kësaj parti në Ulqin.

“Rinia dhe entuziazmi janë fuqia dhe ardhmëria jonë. Të rinjtë në partinë tonë, në krye të të cilëve është Darvin Eroviq, kanë përkrahje të plotë të kolegëve më të vjetër”, tha Nrekiq.

Ai shprehu bindjen që “të rinjtë do të kontribuojnë më së shumti në rezultatin e shkëlqyer zgjedhor të cilin PDS-ja e pret në zgjedhjet e 4 shkurtit”.

Në këtë takim ishin të pranishëm anëtari i Këshillit ekzekutiv të PDS Mali i Zi Bojan Gjakonoviq dhe anëtarët e Këshillit qendror nga Ulqini Haki Mavriq, Borisllav Bashoviq, Sead Osmanoviq dhe Nail Rexha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi