Kryesia e Partisë demokratike të socialistëve ka vendosur në mbledhjen e mbrëmshme që koordinator i kësaj partie për Ulqin të jetë dr. Halil Dukoviq, mëson Portali Ul info.
Dukoviq është anëtarë i Kryesisë dhe deputet i PDS-së në Parlamentin e Malit të Zi.
Deri tani koordinator i partisë për Ulqin ishte ministrja e shkencës, dr. Sanja Vllahoviq.