PDS-ja në opozitë në Ulqin: FILLIMI I NDRYSHIMEVE NË MAL TË ZI

Ulcinj, Ulqin, PanoramaPaaftësia e Partisë demokratike të socialistëve për ta kapitalizuar rezultatin e mirë zgjedhor në Ulqin vlerësohet në qarqe politike në Podgoricë si goditje e rëndësishme për këtë parti.

Kryetari i Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq ka thënë që kjo është “hyrje në ndryshimet politike në Mal të Zi, të cilat do të kurorëzohen me fitoren e opozitës në Podgoricë”.

Lideri i Malit të Zi të drejtë Rade Bojoviq ka thënë që “humbja e merituar e Ulqinit është goditje regjimit të ngurtësuar në Mal të Zi”.

“Ndoshta kjo nuk është mirë, por nuk është as keq”, komentoi mbetjen e PDS-së në Ulqin në opozitë kryetari i Partisë demokratike dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi