Të premten mbrëma në Ulqin u mbajt mbledhja e Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve në përbërje të zgjeruar, të cilën e drejtoi Loro Nrekiq, mëson Portali Ul-info.
Këshilli analizoi rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Ulqin me konstatim se në to PDS-ja ka arritur rezultat të shkëlqyer me 3.450 vota të fituara.
Nrekiq falënderoi të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizuesit e PDS-së, si dhe të gjithë që përkrahën këtë parti duke theksuar që në zgjedhjet e ardhshme rezultati do të jetë edhe më i mirë.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe koordinatori për Ulqin nga Kryesia e partisë Halil Dukoviq.
Mbas kësaj u organizua kokteji solemn në hotelin Belvi.