Kryesia e Partisë demokratike të socialistëve do të diskutojë rreth situatës në Ulqin kur të analizojë negociatat paszgjedhore në pesë qytete në të cilat këto ditë është dakorduar pushteti komunal, shkruan “Dan”.
Siç thuhet, qendra e PDS-së në mënyrë të vazhdueshme refuzon kërkesat e anëtarëve të rebeluar të këshillit të kësaj parti në Ulqin që të ndërmjetësoj në caktimin e mbledhjes në të cilën do të diskutohej rreth zëvendësimit të drejtuesve të tanishëm të organizimit partia si dhe koordinatorit të Kryesisë për Ulqin Sanja Vllahoviq.
Grupi i anëtarëve të pakënaqur të kësaj parti ka deklaruar që ato janë përgjegjës për udhëheqjen e keqe të negociatave paszgjedhore mbi formimin e pushtetit në Ulqin mbas zgjedhjeve lokale të mbajtura në janar të këtij viti.