PDS: NESËR TË NJOHUR EMRAT E FUNKSIONARËVE

Loro Nrekiq, Ljoro Nrekic, PDS, DPSGrupi punues i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve për caktimin e zgjidhjeve kadrovike për funksionet në organet e vetëqeverisjes lokale në Ulqin do të mbahet sonte ose më së voni nesër, mëson Portali Ul-info.

Në krye të këtij trupi gjendet shefi i KK PDS-së Loro Nrekiq, i cili javën e kaluar u zgjodh për kryetar të Kuvendit komunal të Ulqinit.

Përveç këtij funksion, PDS-së me marrëveshje të koalicionit për kryerje të pushtetit i takoi edhe vendi i nënkryetarit të Komunës, sekretarëve për buxhet dhe financa, urbanizëm, mbrojtje të pasurisë dhe punë të përgjithshme, si dhe sekretari i Parlamentit lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi