PDS: NEVOJITET KOMISIONI I RI ZGJEDHOR

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitPartia demokratike e socialistëve ka deklaruar që në Ulqin duhet të zgjidhet Komisioni i ri komunal zgjedhor. Siç tha këshilltari i kësaj parti Borislav Bashoviq, ky detyrim rrjedh nga fakti që në mars Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin e ri për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.

Me këtë ligj parashihet që KKZ-në ta përbëjnë kryetari dhe katër anëtarë në përbërje të përhershme dhe nga një anëtarë i autorizuar i çdo liste të dorëzuar zgjedhore.

Në koalicionin qeverisës pajtohen me këtë kërkesë, por tregojnë paradoksin. Sipas ligjit të përmendur „për kryetar të komisionit komunal zgjedhor emërohet kandidati i partisë politike e cila në zgjedhjet e kaluara ka marrë numrin më të madh të mandateve të këshilltarëve“. Në Ulqin kjo parti është PDS-ja e cila në zgjedhjet e 26 janarit ka fituar 9 mandate.

Në ligj thuhet që „sekretari i komisionit komunal zgjedhor emërohet me propozim të opozitës parlamentare“, gjegjësisht kandidati i listës zgjedhore e cila në zgjedhjet e kaluara ka marrë numrin më të madh të mandateve të këshilltarit. Në këtë rast, kjo parti është prapë PDS-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit