PDS: NISIN INICIATIVËN PËR SHKURTIMIN E MANDATIT TË KUVENDIT

OO_DPS_ulcinjPartia demokratike socialiste në mbledhjen e Kolegjiumit të Kuvendit komunal të Ulqinit të premten do të nisin iniciativën për shkurtimin e mandatit të Parlamentit lokal në mënyrë që sa më shpejt të shpallen zgjedhjet në këtë komunë, mëson Portali Ul-info.

Në këtë parti opozitare mendojnë që kjo është e vetmja zgjidhje e drejtë në mënyrë që të ndërpritet agonia politike në të cilën Ulqini gjendet gati katër muaj. „Vetëm qytetarët kanë të drejtë që me vullnetin e vet të lirë ti japin pushtet atyre për të cilët mendojnë që munden më së miri të udhëheqin këtë qytet“, pohojnë në PDS.

Nga PSD kanë thënë që do të përkrahin këtë iniciativë të PDS-ës duke theksuar që para kësaj duhet të përcaktohet fajtori për këtë gjendje.

Nga PSP theksojnë që përgjegjësia është dhe në kryetarin e Kuvendit Milazim Mustafa për shkak të joaktivitetit të kësaj dege të pushtetit në periudhën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi