Loro Nrekiq të martën mbrëma është zgjedhur prapë në funksionin kryesues në Këshillin komunal të PDS-së së Ulqinit.
Në mbledhje ishin të pranishëm 88, nga gjithsej 105 anëtarë të këtij trup, së bashku me koordinatorët e qendrës për Ulqin, Sanja Vllahoviq dhe Goran Jevriq.
Kundër vendimit që Nrekiq për të dytën herë të jetë në krye të PDS-së votuan katër anëtarë të KK-së të cilët në mbledhje, por edhe pas saj, thanë akuza të rënda drejtuar kryetarit të rizgjedhur.
Nrekiq pas mbledhjes i tha gazetarëve se PDS-ja në Ulqin prej të martës është fuqizuar. “Nuk na nevojiten anëtarët të cilët na ndajnë sipas fesë dhe kombit”, tha ai.
Drejtuesi i PDS-së së Ulqinit shtoi se veçanërisht është i befasuar me shkrimet e mediave për të gjatë ditëve që kaluan.