Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka deklaruar që kjo parti nuk e mbron nga shkarkimi kryetarin e komunës Nazif Cungun. “Zgjedhjet do të jenë në fund të janarit dhe ne nuk do të sillemi keq si ato kur na kanë zëvendësuar para dy viteve. Ne jemi për ndryshim të plotë të këtij pushtet dhe për këtë arsye kemi kërkuar zgjedhje”, tha ai për “Dan”.
Funksionari i kësaj parti Luigj Shkrela ka thënë që në situatën ku gati është arritur marrëveshja për zgjedhje të parakohshme është e tepërt të flitet në temën e shkarkimit të kryetarit. Ai shtoi që PDS nuk mbron askënd dhe që është fokusuar në zgjedhje. “Mendimin tonë për këtë pushtet dhe punën e kryetarit do ta deklarojmë në mbledhjen e parë të ardhshëm e të gjithë partive në Parlament”, tha duke theksuar që ky diskutim nuk mund të shmanget.
Sipas fjalëve të tija, PDS para opinionit publik do të thotë dhe do të ju shpjegoi qytetarëve pse ky pushtet është aty ku është, si dhe kush dhe çka është arsyeja që mbas dy viteve ky pushtet tregohet që ishte i pasuksesshëm.