Në disa ditët e ardhshme do të mbahet mbledhja e udhëheqësisë së Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin në të cilën do të shqyrtohet situata politike në këtë komunë, mëson Portali Ul-info.
Pritet që në këtë mbledhje të sillet vendimi për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Ulqin, i cili pastaj do të dërgohet në Kryesinë e kësaj parti për vërtetim.
Drejtuesi i PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq deklaroi se më mirë do të ishte që të shkurtohet mandati i përbërëjes aktuale dhe që zgjedhjet të mbahen në fund të nëntorit.
Këtë propozim e përkrahin Partia demokratike dhe opozita, gjersa kundër është Forca e re demokratike.
Afati përfundimtar për mbajtjen e zgjedhjeve është 4 shkurti.