PDS: PËR DY TRE DITË RAUNDI I RI I KONSULTIMEVE

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Bartësi i listës së Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq tha në deklaratë për Portal Analitika që mbas raundit të parë të konsultimeve nuk është arritur marrëveshja për formimin e pushtetit lokal në Ulqin. Nrekiq shtoi që më shumë detaje do të jenë të njohura mbas raundit të dytë dhe të tretë të konsultimeve dhe që PSD, UDSH, Gjeka dhe FORCA janë partnerë potencial. “Raundi i parë i konsultimeve ishte dje dhe kemi negociuar me të gjithë partnerët e koalicionit në nivel shtetëror. Kam biseduar me Forcën, Unionin Demokratik të Shqiptarëve, Partinë socialdemokrate dhe me Gjeken”, tha Nrekiq.

Sipas fjalëve të tija, asgjë akoma nuk është precizuar dhe bëhet fjalë vetëm për konsultime dhe asgjë më tepër. “Çdo partnerë koalicioni në nivel shtetëror është partneri jonë potencial. Si do të zhvillohen dhe ecin gjërat për formimin e pushtetit do të dimë mbas raundit të dytë dhe të tretë të konsultimeve”, tha Nrekiq duke demantuar që është arritur marrëveshja me cilën do parti politike.

Kam ftuar kryetarët e partive të konsultohem me to dhe raundi i tretë i konsultimeve do të jetë për dy-tre ditë, theksoi ai.

Nrekiq tha që nuk do të neglizhoi asnjë subjekt politik dhe që do të bëjë çdo gjë për të mirën e qytetarëve të Ulqinit dhe qytetarëve të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…