PDS: PËRGATITEN PËR KONGRES DHE PUSHTET

DPSPara Kongresit të ardhshëm, i cili mbahet më 20 qershor, Partia demokratike e socialistëve ka mbajtur mbrëmë në Ulqin mbledhjet e Këshillit ekzekutiv dhe komunal.

Janë zgjedhur pesë delegatë për këtë tubim (Besiana Taganoviq, Pavle Marnikoviq, Driton Llunji, Rajko Hajdukoviq dhe Pranvera Suliq), derisa katër përfaqësues do të jenë sipas funksionit (kryetari i KK-së Loro Nrekiq, si dhe anëtarët e deritashëm të Këshillit qëndror: Luigj Shkrela, Boro Bashoviq dhe Nail Rexha).

Janë propozuar po ashtu anëtarët për përbërjen e re të Këshillit qendror, listën e të cilëve do ta vërtetojë ditët e ardhshme përbërja ekzistuese.

Sipas asaj çfarë ne mësojmë, Nrekiq tha se mund të pritet që PDS-ja së shpejti të jetë në pushtet në Ulqin “me një nga partitë shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi