PDS: PËRKRAHJE NREKIQIT, VLLAHOVIQES DHE JEVRIQIT

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicTë mërkurën mbrëmje janë mbajtur mbledhjet e Këshillit ekzekutiv dhe komunal të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin në të cilët është analizuar gjendja në këtë parti dhe negociatat paszgjedhore për formimin e pushtetit lokal.

Këshilli, siç deklaroi për Portalin Ul-info drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq, i ka dhënë përkrahje unanime kryetarit të KK PDS Loro Nrekiq, si dhe koordinatorëve të partisë për Ulqin dr Sanja Vllahoviq dhe Goran Jevriq.

Është arritur përfundimi që të formohet grupi punues i cili, në bashkëpunim me qendrën e partisë, do të propozojë aktivitetet e mëtejme të këshillit të Ulqinit.

Millosheviq tha që PDS-ja në Ulqin është opozitë konstruktive dhe që pushtetit të Ulqinit i dëshiron suksese në punë. “Ne, sigurisht, mendojmë që do të ishte më mirë sikur në pushtet do të ndodhej PDS-ja”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi