PDS: PRANIMI I ANËTARËVE TË RINJ

mladiul1Forumi rinor i Partisë demokratike të socialistëve PDS Ulqin ka organizuar të dielën, me 12 janar, takim lidhur me pranimin e anëtarëve të rinj në këtë parti.

Në takim ishin të pranishëm drejtori politik Tarzan Millosheviq, anëtarja e Kryesisë Sanja Vllahoviq, kryetari i Këshillit komunal të PDS-së Ulqin Loro Nrekiq dhe kryetari i Forumit rinor të PDS-së Nikolla Peshiq me anëtarët e Kryesisë.

Siç është lajmëruar nga PDS-ja, Forumi rinor ka organizuar natën argëtuese në të cilën pa dyshim ka paralajmëruar përkrahjen listës zgjedhore “Përpara – Të fitoj Ulqini”.

“Të rinjtë në Ulqin e shohin PDS-në si parti e cila gjithmonë ka vlerësuar lartë cilësitë dhe dijen tonë. Të vetëdijshëm për faktin çfarë është e nevojshme për ne të rinjtë dhe çfarë është e nevojshme për Ulqinin në mënyrë që të shkoj përpara me iniciativën tonë, me cilësi dhe dije në mënyrë të vendosur vazhdojmë të japim kontribut në zhvillimin e mëtejshëm të Ulqinit sepse në te shohim të ardhme të sigurt”, deklaroi kryetarja e FR PDS Deniza Hoxhiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

“Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: VLONI UJIN

Sh.p.k “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin lajmëron të gjithë qytetarët se për shkakë tē reshjeve të shumta të shiut ka ardhë deri te turbullimi i ujit. Bazuar në situaten e krijuar ju lajmërojmë se uji