Komisioni statutor i Partisë demokratike të socialistëve do të diskutojë sot për kërkesën e një pjese të anëtarëve të këshillit të kësaj parti në Ulqin që të anulohen rezultatet e zgjedhjeve për përbërjen e re të këtij trupi, është pohuar “Dan-it” nga selia qendrore e PDS-së.
Thuhet se anëtarët e pakënaqur kanë prezantuar gjetjet e veta për parregullsi qendrës në Podgoricë dhe kanë deklaruar akuza të shumta për kryetarin e deritashëm Loro Nrekiq.
“Ato njëkohësisht thanë se Nrekiq fal veprimtarisë disavjeçare në PDS ka arritur pasuri të madhe të cilën nuk e ka lajmëruar”, shkruan kjo gazetë.