Anëtari i Këshillit komunal të PDS-së në Ulqin dhe këshilltari i kësaj parti në Parlamentin lokal Arijan Lamoviq ka thënë se përkrah politikën e kësaj parti në nivel qendror, por nuk pajtohet me te në lokal.
“Thëniet mediatike për braktisjen time të PDS-së dhe të angazhimit në Klubin e këshilltarëve nuk janë të vërteta. Politika e PDS-së e cila bazohet në konceptin qytetar të shoqërisë malazeze, e drejtuar kah vlerat evropiane dhe NATO, si dhe udhëheqësia e PDS-së së Malit të Zi, kanë përkrahjen time të plotë.
Çështjet e caktuara politike në Ulqin do t’i shqyrtojmë në forumet partiake dhe do të sjellim, besoj, vendimet më racionale”, thuhet në kumtesën e Lamoviqit dorëzuar mediave.