Në mbledhjen e sotme të Këshillit komunal në Ulqin do të zgjidhet grupi punues i cili do të udhëheq partinë deri në zgjedhjen e kryetarit më 5 maj, shkruan “Dnevne novine”.
Duke u bazuar në burimet nga kjo parti, DN thotë se përveç kryetarit aktual Loro Nrekiqit për këtë vend do të konkurrojnë edhe dy anëtarë. Kushdo qoftë ai, pëlqimin për shef të PDS-së në Ulqin duhet ta jap Kryesia e partisë.
“Dihet që vendi i Nrekiqit në PDS qëndron në akull të hollë, sepse një pjesë e madhe e anëtarësisë së PDS-së është i pakënaqur me rezultatet që arriti gjatë mandatit të vet”, shkruan kjo gazetë.
Siç shtohet, qëndrimi i Nrekiqit në vendin e kryetarit të KK do të varet më së shumti nga suksesi i tij për të marr pushtetin në Ulqin. Pak kohë më parë ai deklaroi se “ekzistojnë iniciativat” për këtë.