PDS Ulqin: A DO TË ANULOHET KONVENTA?

DPS Ulcinj, PDS UlqinNjë grup i anëtarëve të pakënaqur të PDS-së së Ulqinit i dërgoi shkresë Komisionit statutar të kësaj parti, liderit të saj Millo Gjukanoviq dhe nënkryetarëve Filip Vujanoviq dhe Svetozar Maroviq, në të cilën thuhet se gjatë mbajtjes së konferencës së shtatë zgjedhore kanë ekzistuar parregullsi të shumta, shkruan “Dan”.

Siç thuhet, anëtarët e pakënaqur kanë kërkuar që vendimet e konventës të anulohen.

Mbas kësaj shkrese, i gjithë dokumentacioni zgjedhor u morë nga qendra e partisë.

Kryetari i deritashëm i KK Loro Nrekiq hodhi poshtë thëniet për parregullsi. “Nuk kam dëshirë të komentojë dhe më së miri është të thirrni ndonjërin nga anëtarët e grupit punues i cili koordinon Këshillin komunal deri në zgjedhjen e kryetarit të ri”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi