PDS Ulqin: EPILOGU PAS FORMIMIT TË PUSHTETIT NË PODGORICË?

Predsjednistvo, Kryesia, DPS,PDS, Millo, Milo“Presim formimin e pushtetit në Podgoricë. Nëse deri atëherë partia nuk i plotëson kërkesat tona të arsyeshme, do të ngrijmë anëtarësinë”, tha për “Vijesti” një nga nënshkruesit e letrës udhëheqësve të Partisë demokratike të socialistëve nga Ulqini.

Grupi i “anëtarëve të pakënaqur, shtypur dhe shpërfillur” të PDS-së kanë kërkuar pak kohë më parë nga lideri i kësaj parti Millo Gjukanoviq që organet partiake të bëjnë analizën e zgjedhjeve lokale dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ato që kontribuan që kjo parti të mbes në opozitë.

Anëtari i Këshillit komunal të PDS-së Muhamed Spuzha ka akuzuar drejtuesit e “ndërmarrjeve të pakta shtetërore nga PDS-ja” për nepotizëm. “Punësojnë anëtarët e familjeve të veta dhe përfaqësuesit e partive tjera. Nëpër qytet flitet që as nuk votojnë listat tona edhe pse të gjitha i fituan falë PDS-së.”

Ai theksoi që drejtoresha e SHF “Boshko Strugar” dhe ndihmësi i saj nuk janë anëtarë të PDS-së, por as drejtori i shkollës fillore në Katërkollë dhe ndihmësi i drejtorit në SHF “Marshall Tito”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi