PDS Ulqin: KANDIDATI I URA-së VANDALISHT SHQYEN ASFALTIN NGA RRUGA, A ËSHTË KJO OFERTA POLITIKE E KËSAJ PARTIE?

Vandalizmi i kandidatit të listës së URA-s në zgjedhjet në Ulqin, Valmir Peraziq, dhe pamjet e tij duke shqyer asfaltin në rrugët e Ulqinit, kanë lënë pa fjalë qytetarët tanë.

Gjatë garave politike kemi qenë dëshmitarë të tentativave të ndryshme për të shpërqendruar vëmendjen ndaj kandidatëve, partive apo programeve të tyre, por deri më tani askush nuk ka guxuar të shqyejë, të thyejë apo të shkatërrojë dhe në këtë mënyrë të paraqesë ofertën politike.

Me rastin e këtij akti vandalizmi, kërkojmë që organet kompetente të reagojnë dhe të ndëshkojnë sjelljen huligane të kandidatit për këshilltar, Valmir Peraziqit. Natyrisht, presim që të prononcohet edhe partia së cilës i takon ky person, shkatërrues i infrastrukturës rrugore të Komunës sonë. Gjithashtu, besojmë se do reagojë edhe vetë Dritan Abazoviq për të dënuar sjelljen e partisë së tij politike. Në të kundërt, do e konsiderojmë këtë akt si pjesë e programit politik të listës së udhëhequr nga URA, dhe varësisht këtij fakti do pozicionohemi në të ardhmen.

KK PDS Ulqin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjekë Gjonaj: SHKA “Tradita”, prezantuese e denjë e vlerave autoktone trashëgimore të Anës së Malit
Gjekë Gjonaj: SHKA “Tradita”, prezantuese e denjë e vlerave autoktone trashëgimore të Anës së Malit

Me këtë emër, në kuadër të Biznis Klubit “Ana e Malit”( BKA-së) në vitin 2013 u themelua ky ansambël me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore dhe artistike të zonës së Anës së Malit. Kryetari

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 10 shkurt, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: një pjesë

Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË
Presidentja e Kosovës Osmani Sadriu: NË ULQIN NDIHEMI SI NË SHTËPINË TONË

“Në Ulqin ndihemi si në shtëpinë tonë. Falënderoj të gjithë ata që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për mërgimtarët nga Kosova në vitin 1999”, tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE
Ulqin: PARALAJMËRIM I ARDHJES TË ZINXHIRIT GJERMAN TË SUPERMARKETËVE

Zinxhir i njohur i dyqaneve ushqimore “Lidl” është i interesuar për hapjen e një objekti në Ulqin, mëson Portali Ul-info. Me këtë rast, drejtuesit e asaj kompanie kanë biseduar me kryetarin e Komunës së

Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë
Ana e Malit: Filloi ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në Krythë

Me date 2 shkurt 2023 është bërë betonimi i pllakës së Qendrës së Komunitetit Krythë. Ky projekt është një investim që po mbulohet në tërësi nga diaspora e ketijë komuniteti. Objekti ka një sipërfaqe mbi