Në mbledhjen e Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të mbajtur mbrëmë Driton Llunjiq u zgjodh njëzëri në postin e kryetarit.
Ai në fjalimin e tij tha se ka nderin që është zgjedhur kryetar, si dhe që është i vetëdijshëm për besimin e dhënë dhe se në veçanti vlerëson përkrahjen e udhëheqësisë së mëparshme të Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin.
Llunjiq përfundoi Fakultetin Ekonomik në Podgoricë, ndërsa angazhimin e tij e filloi në Njësinë Policore në Ulqin.
Prej vitit 2011 është drejtor i filialit të Bankës Hipotekare në Ulqin.