Mbasi që Kryesia e PDS-së të mërkurën ka analizuar aktivitetet e deritashme në prag të zgjedhjeve lokale, këtë gjë e bëri edhe udhëheqësia e kësaj parti në Ulqin.
Siç mëson Portali Ul-info, mbrëmë u mbajtën mbledhjet e Këshillit ekzekutiv dhe komunal, në të cilat ishte i pranishëm edhe anëtari i Kryesisë së PDS-së i caktuar për Ulqin Halil Dukoviq.
Në mbledhje folën një numër i madh i anëtarëve të këtyre këshilleve, ndërsa u dërguan edhe një sërë propozimesh dhe iniciativash drejt pushtetit lokal.
Zgjedhjet në Kuvendin komunal të Ulqinit do të organizohen në janar.