Nga fundi i kësaj javë do të mbahet mbledhja e Këshillit ekzekutiv dhe komunal të Partisë demokratike socialiste në Ulqin në të cilën do të shqyrtohet situata politike në këtë komunë, njoftohet Portali Ul-info nga kjo parti.
Siç theksohet deri tani PDS-ja morri një ofertë me shkrim për rikompozim të pushtetit nga Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të cilën e drejton kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Oferta e dytë, me gojë, drejtuar PDS-së është dhënë nga Forca e re demokratike.
Në PDS theksojnë se mbas shkatërrimit të koalicionit qeverisës në Ulqin kësaj parti, e cila ka më së shumti mandate në Parlamentin lokal, i takon vendi i kryetarit të Komunës nëse vjen deri tek rikompozim, si dhe që preferojnë koalicion të gjerë.
Me Statut të PDS-së është parashikuar që pëlqimin për koalicione e jep Kryesia e partisë.