PDS Ulqin: Strukturat që bëjnë shumicën parlamentare aktualisht nuk mund ta marrin pushtetin në Ulqin

Kryetari i Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviq dhe kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, theksuan problemet me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Ulqinit nëse në krye të pushtetit lokal vijnë strukturat që përbëjnë shumicën aktuale parlamentare.

Në takimin e organizuar dje u drejtua kryetari i Komunës së Podgoricës dhe nënkryetari i PDS-së, Ivan Vukoviq, i cili ftoi të pranishmit që t’i shikojnë pasojat katastrofike të punës së qeverisë në largim. Ai rikujtoi faktin se gjatë qeverisjes së tyre, harmonia shumëkombëshe dhe multietnike, si dhe identiteti qytetar i Malit të Zi u rrezikua rëndë.

“Për herë të parë në historinë e Malit të Zi kemi pasur njerëz për të cilët ide të tilla ishin të huaja dhe për ta pjesëtari i një pakice fetare apo kombëtare nuk mund të ishte kurrë qytetar i rendit të parë. Ky ishte rreziku më i madh dhe thelbësor për Malin e Zi. Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme që PSD-ja t’i mbijetonte kësaj sfide politike, të qëndronte e bashkuar, sepse PSD përbën strukturën që është themeli i Malit të Zi qytetar, multietnik dhe evropian”, u shpreh Vukoviq.

Ai u bëri thirrje ulqinakëve dhe ulqinakeve që me 27 mars të mendojnë për veten e tyre, të mos shkojnë pas njerëzve që vijnë nga anash dhe mundohen t’u shpjegojnë atyre nga niveli i politikës së lartë se çfarë është zgjedhje më e mirë për ta.

“Mendoni për veten tuaj, që nesër do të zgjoheni në të njëjtin Ulqin ku jetoni dhe se keni nevojë për dikë që e njihni, që mund ta telefononi dhe t’ja tregoni një problem si dhe të prisni që ai ta zgjidhë atë. Ju duhet dikush që jeton me qytetin, dikush që e do qytetin dhe dikush për të cilin Ulqini është prioritet. Mendoj se këta janë njerëz i keni, jo sepse janë miqtë e mi, por sepse e di se si punojnë dhe si e përjetojnë punën e tyre”, tha Vukoviq.

Në fund ai nënvizoi shembujt nga disa komuna tjera bregdetare.

“Keni mundësi të shikoni komuna që gjenden jo më larg se 50 km nga këtu, të shikoni se si mund të çvlerësohet ky privilegj, dhe është privilegj të jesh njeriu i parë i qytetit, duke ja dhënë dikujt që nuk e meriton dhe që e zbret rëndësinë e shërbimit publik në nivelin e përmbushjes së interesave të ngushta politike dhe partiake. Këta janë shembujt e Budvas, Kotorrit dhe Tivatit sot”, përfundoi nënkryetari i PDS-së.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Tivarit dhe anëtari i Këshillit Kryesor të PDS-së, Dushan Raiçeviq, tha se pavarësisht se cilat parti politike janë të deleguara për të krijuar politika të caktuara nga niveli qendror, komunikimi dhe respekti janë baza, dhe se nëse kjo dështon atëherë ndodh ajo që quajmë stanjacion.

“Jam i bindur se pas mandatit të kolegut tim Nrekiq, në periudhën e mandatit të kolegut tim Daboviq, do të mund të ishte bërë shumë më tepër vetëm nëse do të kishim bashkëbisedues nga ana tjetër, për të mos thënë partnerë. As që kemi pritur që të kemi partnerë, por nëse do të kishim bashkëbisedues, ndoshta disa nga ato probleme sot do të ishin zgjidhur”, theksoi Raiçeviq.

Këshilli Komunal PDS Ulqin    

Leave a Reply

Your email address will not be published.

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të marten, më 27 dhe 28 qershor, në periudhën, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet e mëposhtme: të hënën,

Të hënën vazhdimi i mbledhjes të KK: NË REND TË DITËS EDHE ZGJEDHJA E NËNKRYETARËVE
Të hënën vazhdimi i mbledhjes të KK: NË REND TË DITËS EDHE ZGJEDHJA E NËNKRYETARËVE

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardian Mavriq caktoi për të hënën, datë 27.06.2022., me fillim nga ora 11:00, vazhdimin e mbledhjes së Dytë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës

Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin
Zëri: Shkolla e parë shqipe u hap më 1258 në Ulqin

Shkolla shqipe ka një traditë të gjatë. Nga hulumtimet e deritashme që kanë gjetur dhe publikuar studiuesit dhe gjuhës shqipe, shkollës shqipe dhe historisë së shqiptarëve vërtetohet se shkollat shqipe

Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23
Fakulteti në Ulqin: REGJISTRIMI I GJENERATËS SË RE TË STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2022/23

Fakulteti i Studimeve të Biznesit Mesdhetar në Ulqin bëri të ditur se janë në vazhdim regjistrimet në studimet themelore akademike për vitin 2022/23. Siç thuhet, të gjitha informacionet mund të merren

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,