Të premten u mbajt një seancë e Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve të Ulqinit, në të cilën Kujtim Sukaliq u zgjodh nënkryetar i PDS në Ulqin me propozim të kretarit, Arjan Lamoviq.
Sukaliq është anëtar i hershëm i PDS, anëtar i Këshillit Ekzekutiv Komunal të asaj partie në Ulqin.
Ai është profesor i biologjisë dhe aktualisht punon si ndihmës drejtor në Shkollën e Mesme në Ulqin. Përveç përfshirjes së tij në arsim, ai është aktivisht i përfshirë në sport, si trajner i suksesshëm në Shoqatën e Karatesë të Malit të Zi.
Aleks Rudoviq, anëtar i hershëm i kësaj partie, anëtar i Këshillit Komunal dhe specialist në sistemet dhe teknologjitë e informacionit, u zgjodh sekretar i partisë. Ai fitoi përvojë profesionale në kompanitë e IT në SHBA dhe Britaninë e Madhe në zhvillimin e biznesit.
“Me këto zgjedhje, organet e partisë në nivel komunal janë kompletuar, gjë që konfirmoi stabilitetin organizativ, vazhdimësinë e punës dhe gatishmërinë e Këshillit për të vepruar edhe më fuqishëm në bashkësinë lokale në periudhën e ardhshme”, tha kryetari i PDS*së në Ulqin, Arjan Ljamoviq.









