Partia demokratike e socialistëve ka deklaruar që çdo mbledhje e Kuvendit komunal të Ulqinit e mbajtur mbas zgjedhjeve lokale të 26 janarit është e paligjshme.
“Kemi iniciuar si opozitë lëndën në Gjykatën administrative për shkak të parregullsive të punës së Kuvendit të Ulqinit”, ka deklaruar kryetari i këshillit lokal dhe shef i klubit të këshilltarëve të PDS-së Loro Nrekiq.
Përndryshe, në pesë vitet e kaluara Gjykata administrative e Malit të Zi nga gjithsej 11 ankesa në vendimet e kryeadministratorit të komunës së Ulqinit një ka refuzuar, ndërsa dhjetë vendime i ka anuluar.