Forumi rinor i Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin mbajti sot mbledhjen e Këshillit komunal në të cilën u zgjodhën 12 delegatë për Kongresin e shtatë të këtij trupi partiak, njoftohet nga PDS-ja.
Siç theksohet, një zëri është propozuar edhe kandidati për kryetar të të rinjve të PDS-së së Malit të Zi.
“Përveç temave aktuale për të cilat është biseduar të rinjtë veçanërisht kanë theksuar kënaqësinë me hyrjen e PDS-së në pushtetin lokal, gjë që do të kontribuojë në stabilitetin e pushtetit lokal, i cili është i nevojshëm për funksionimin e administratës lokale dhe përparimin e Komunës së Ulqinit në tërësi”, shtohet në kumtesën e Forumit rinor të PDS-së Ulqin.