Partia demokratike e socialistëve ka vlerësuar që vendimi i Kuvendit të Malit të Zi për ndryshimin e Planit hapësinor të shtetit për zonën e Kripores ishte ndërhyrje në kompetencat e institucioneve tjera. “Ky lloj ndryshimi, sipas ligjit për Planin hapësinor, nuk mund të bihet me propozim të deputetëve por vetëm të Qeverisë së Malit të Zi”, tha për “Pobjeda” funksionari i lartë i kësaj parti Miodrag Vukoviq.
Kuvendi i Malit të Zi në korrik të vitit të kaluar, me iniciativë të MANS-it, ka kthyer statusin e hapësirës së mbrojtur të Kripores, mbasi që katër vite më herët, me procedurë shumë të dyshimtë, me Planin hapësinor ajo u bë tokë ndërtimore.
Me vendim të Parlamentit malazez është caktuar që funksioni kryesor i Kripores është përpunimi i kripës, ndërsa i vetmi lloj i turizmit në këtë hapësirë mund të jetë vrojtimi i shpendëve.