Kryetari i deritashëm i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq do të zgjidhet sonte prapë në këtë funksion, pohohet për Portalin Ul-info nga qendra e kësaj parti.
Në këtë mënyrë do të respektohen afatet të cilët kryesia e kësaj parti i ka vendosur për arsye të mbajtjes së kongresit të PDS-së, më 20 qershor.
Një pjesë e anëtarëve të KK-së ka paralajmëruar se do të votojë kundër vendimit që Nrekiq të jetë për të dytën herë në krye të këtij organi.
“Pobjeda”, përndryshe, shkruan se sulmet ndaj Nrekiqin ishin të drejtuara vetëm kah dëmtimi i autoritetit personal, familjar dhe politik të deputetit në Kuvendin e Malit të Zi Luigj Shkrela.