Në Mbledhjen e Këshillit qendror të Partisë demokratike të socialistëve të martën u zgjodhën anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë.
Në këtë trup do të jenë kryetari Millo Gjukanoviq, zëvendës kryetari Dushko Markoviq, drejtori politik Tarzan Millosheviq, shefi i klubit të këshilltarëve Millutin Simoviq dhe kryetari i Këshillit politik Svetozar Maroviq, ndërsa janë zgjedhur edhe Millan Roqen, Dalibor Pejoviq, Maja Qatoviq, Marta Shqepanoviq, Slavolub Stjepoviq, Mevludin Nuhoxhiq, Branimir Gvozdenoviq, Halil Dukoviq, Petar Ivanoviq, Miodrag Bobo Radunoviq dhe Ilija Ashanin.
Në këtë organ më nuk do të jetë Sanja Vllahoviq, e cila ishte koordinatorja e Kryesisë për Ulqin.