Partia demokratike e socialistëve ka deklaruar që para saj janë procese të rëndësishme zgjedhore në Ulqin dhe Berane. ”Presim që në ato zgjedhje të arrijmë sukses”, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj parti Çasllav Veshoviq.
Që janë për PDS zgjedhjet në Ulqin të rëndësishme dëshmon dhe prania e vazhdueshme e drejtuesve të kësaj parti në Ulqin, sidomos të anëtares së kryesisë e cila përcjell punën e kësaj parti në Ulqin, dr Sanja Vllahoviq, si dhe anëtarit të Këshillit ekzekutiv Goran Jevriq.
Pritet që javën e ardhshme, në tribunën përmbyllëse të PDS-së, do të flas dhe lideri i partisë Millo Gjukanoviq.