Të hënën mbrëma është mbajtur mbledhja e Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve, në të cilën është zgjedhur përbërja e re e Këshillit ekzekutiv të kësaj parti në Ulqin.
Ky trup në të ardhmen do të ketë 32 anëtarë, pesë më shumë seç kishte në përbërjen e mëparshme.
Në vendin e sekretarit u rizgjodh Borisllav Bashoviq, derisa Arben Hoxhiq është propozuar për anëtar të Këshillit qendror të PDS-së.
Në këtë mbledhje të KK-së e pranishme ishte Sanja Vllahoviq, e cila në emër të Kryesisë së partisë është koordinatore për Ulqin.