Dy deputet nga Italia në Parlamentin evropian kanë shprehur shqetësimin për shkak të planeve të Malit të Zi të eksploatojë naftën dhe gazin natyror në detin Adriatik, gjegjësisht në të ashtuquajturin bllokun e Ulqinit, shkruajnë mediet.
Deputetët Fabio Masimo Kastaldo dhe Ignacio Korao për këtë arsye kanë dorëzuar amendament në Draftin e rezolutës së Parlamentit evropian për Malin e Zi.
Ato mendojnë se eksploatimi i naftës në Adriatik mund të rrezikojë mjedisin jetësor, cilësinë e ujit dhe faunën detare, si dhe ftuan Malin e Zi të fokusohet në burimet e rinovueshme të energjisë.