Lidhja ndërkombëtare e poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve “Pegasi” Albania, në ceremoninë e mbajtur të dielën mbrëma në Tiranë, ndau Titujt e lartë Pegasian për vitin 2015.
Ndër çmimet e ndara për këtë vit ishin edhe ato për krijuesit kreativë shqiptarë nga Mali i Zi.
Me propozim tё znj. Migena Arllati, kryetare e “Pegasi” Kosovё dhe me miratim tё z. Kristaq Shabani, kryetar i “Pegasi” Albania, për gazetare të vitit 2015 u shpall Hatixhe Nelaj.
“Gazetare dhe veprimtare bashkëkohore, me një aktivitet të vrullshëm në shërbim të brezave. Me syrin dhe penën e saj të vëmendshme trajtoi ngjarje dhe personalitete, individualitete dhe kohëra, duke përçuar zërin e popullatës shqiptare”, thuhet në motivacionin e këtij çmimi.