Pelinkoviq: ÇDO JAVË RRETH 70 MYSAFIRË NGA FRANCA

Dijana PelinkovicParalajmërimi i drejtoreshës së përfaqësisë së “Montenegroairlines” në Paris, Dijana Pelinkoviq, se këtë sezon në rivierën e Ulqinit do të ketë shumë më shumë mysafirë nga Franca është realizuar.

Që tani në Ulqin mund të shihen grupe turistësh nga ky vend, ndërsa në të ardhmen numri i tyre do të rritet. “Sipas informatave të mija, çdo javë deri në tetor në objektet hotelerike në këtë qytet do të zëvendësohen grupet me nga 70 mysafirë nga Franca”, tha ajo.

Numri më i madh i mysafirëve vjen në aranzhimin e operatorit të njohur turistik francez “Thalasso n 1”, pronar i së cilit është Sami Guenaoui.

Sipas fjalëve të Pelinkoviq, mbas vendosjes së linjës direkte Podgoricë-Lion duhet pritur numër konsiderueshëm më të madh të mysafirëve nga Franca në bregdetin malazez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi