Kurban ose Haxhi bajrami këtë vit fillon të shtunën më 4 tetor.
Ditët e kësaj feste, siç thonë në Bashkësinë islame të Ulqinit, janë ditët më të bukura, ditët e mirësisë së madhe të Zotit. Rëndësinë e tyre e cakton therja e kurbanit – traditë e profetit të Zotit Ibrahimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, edhe ndarja e mishit të kurbanit të varfërve, miqve, fqinjëve, si dhe ditët e haxhit – ditët e qëndrimit të mijëra muslimanëve në vendet e ndershme Mekka dhe Medina.
Kurban Bajrami zgjat 4 ditë.