Drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga dhe kryetari i Këshillit drejtues të këtij institucion Enver Demiroviq prej kohësh janë pjesë e hetimit të policisë së Ulqinit për arsye të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan “Vijesti”.
Kësaj gazete nga shumë burime është vërtetuar që është në vijim hetimi në bazë të dy padive. Thuhet që ato kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë dhënies me qira të ish kinemasë së hapur në Ranë, ku gjatë sezoneve të mëparshme gjindej disko klubi “Fama”, dhe që në atë mënyrë kanë dëmtuar Qendrën për kulturë, e cila menaxhon atë hapësirë.
Draga dhe Demiroviq janë anëtarë të Forcës së re demokratike.