Me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë do të organizojnë koncertin e profesorëve të Shkollës së Muzikës.
Kjo ngjarje do të mbahet të martën, me 21 maj, me fillim në ora 21, në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë.
Në repertor do të jenë veprat e kompozitorëve vendas, si dhe një sërë këngësh burimore, por edhe ato të kompozitorëve botëror si Bach, Williams, Saint – Saensa, Joplin, Sokoli, Harapi…
Hyrja është e lirë.