Me rastin e festës së ardhshme shtetërore Ditën e pavarësisë së Malit të Zi, Ministria e punës dhe kujdesit social, jep këtë kumtesë për opinion:
Në bazë të Ligjit për festat shtetërore dhe të tjera Dita e pavarësisë festohet më 21 dhe 22 maj, kështu që ditë pushimi janë e enjtja dhe e premtja.
Organet shtetërore, organet e qeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet tjera të cilët kryejnë veprimtarin me interes publik janë të detyruar që në ditët e pushimit të sigurojnë kryerjen e punëve me ndërprerjen e të cilëve mund të shkaktohen pasoja të dëmshme për qytetarët dhe shtetin.