Për dy ditë: MBI 20 INTERVENIME TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES

Në dy ditët e kaluara më së shumti punë kishin përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes. Siç u njoftuam nga ky institucion, ato të enjten dhe të premten kishin mbi 20 intervenime në territorin e komunës tonë.

Atë që veçanërisht theksojnë është evakuimi i njerëzve nga vendbanimini Krruç, i cili u përfundua me sukses.

Thuhet se me intervenim të shpejtë, në ora gjashtë e gjysmë, është shpëtuar gjysma e magazinës së Elektroshpërndarësit, ndërsa sonte, rreth orës 17.30, është djegur konstruksioni i pullazit në një shtëpi private në Shtoj. Përkundër erës së fuqishme është shpëtuar kati i dytë i kësaj shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi